Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë nutricionistja Tea Brame. Ajo ka folur më shumë mbi benefitet që i vijnë trupit nga agjërimi, por po ashtu dhe gabimet që bëhen më së shpeshti gjatë konsumimit gjatë syfyrit apo iftarit…

Çfarë duhet dhe nuk duhet të konsumojmë gjatë syfyrit?

Kam vënë re zakonisht edhe tek pacientët e mi, që kanë tendencën që në syfyr të konsumojnë pak ushqim, ndoshta është ajo ideja që sa zgjohesh nga gjumi, përtojnë, ndihen të lodhur për të gatuar. Por të mos harrojmë që syfyri është vakti i parë i ditës, kështu që duhet më tepër sasi ushqimi dhe duhet të ketë disa komponentë të cilët lidhen me ushqimet që na ofrojnë hidratim. Pra praktikisht, duhet të kemi kosin sepse duhet të jetë një bashkëpunim midis proteinës që vjen kryesisht nga kosi, nga avokadoja, nga veza, shoqëruar pastaj nga ushqime të cilat kanë sasi të larta uji, siç mund të jenë trangujt, karotat, sallata jeshile. Duhet të kemi fruta brenda gjithashtu në sallatë, me mollë jeshile, spinaq. Do të ishte shumë mirë për ta nisur ditën.

A duhet të konsumojmë shumë ujë?

Jo, ky është gabimi që bëhet. Nuk duhet pirë shumë ujë, për arsyen e vetme sepse në momentin që ti mund të konsumosh një litër, një litër e gjysmë ujë të mënyrë të menjëhershme, i krijon veshkave stres. Prandaj do të ishte ideale të konsumonit 2 gota ujë në syfyr, jo më tepër. Plus ushqime që përmbajnë ujë dhe ushqime që nuk kanë kripë, sepse është shumë e rëndësishme kjo pjesë, plus jo ushqime që kanë kafeinë, pra jo çokollatë e zezë, jo kafe. Sepse do të na bëjnë të shkojmë më shpesh në tualet, do të urinojmë më shpesh dhe do dehidratohemi. Kështu që kjo do të sjellë që ne të kemi më shumë energji, por dhe të jemi të hidratuar gjatë gjithë ditës. Diçka tjetër që dua të theksoj është mundësia për të vendosur karbohidrate, por me indeks të ulët glicemik, kjo për arsyen e vetme sepse absorbohen më ngadalë, gjë që do të na mbajë totalisht në nivele shumë të larta të energjisë gjatë gjithë ditës dhe sidomos në nivele shumë të mira mendore. 

https://gazeta-shqip.com/lifestyle/egli-merr-mesazh-nga-redoni-mezi-pres-te-te-takoj/