Fituesja e “Big Brother VIP 4”, Egla Ceno, ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale në lidhje me edicionin e pestë të reality show-t, i cili nisi mbrëmjen e së shtunës.

Aktorja e njohur ka ndarë një mesazh në “Instastory”, ku ka treguar edhe mbështetjen e saj për Ilir Vrenozin, banorit që u fut mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në postimin e saj në “Instastory”, Egla ka ndarë një video të Vrenozit, i cili është duke kënduar. Ndërkohë krahas pamjeve në fjalë, Ceno thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ajo thotë se ka ndërtuar me Ilirin jashtë syrit të kamerave.

 “Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme”, shkruan Egla, duke vënë theksin tek ana njerëzore e Vrenozit, që solli shumë humor në shtëpi.

Aktorja e njohur shton se shpreson që emocionet e “performancës” të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë të shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.