Sean “Diddy” Combs është dënuar nga Gjykata Federale me një periudhë burgimi  prej 50 muajsh dhe një gjobë maksimale prej 500,000 dollarësh për krime të lidhura me prostitucion dhe dhunë. Gjyqtari Arun Subramanian e cilësoi veprimet e Sean Diddy Combs si të ndihmuara nga “burimet e jashtëzakonshme” të artistit, duke theksuar se pasuria e tij ka luajtur një rol kyç në kryerjen e krimeve.

Në këtë rast, gjoba prej gjysmë milioni dollarësh është konsideruar si një devijim nga udhëzimet standarde të dënimit, duke marrë parasysh mundësitë financiare të Combs dhe ndikimin që ka pasuria e tij në veprimet e tij.

Gjyqtari theksoi se pasuritë e Diddy-t nuk kanë qenë vetëm një arsye për kryerjen e veprave, por kanë mundësuar gjithashtu zhvillimin e disa aktiviteteve të jashtme që kanë ndikuar negativisht tek individë të tjerë.

Pas shpalljes së dënimit, ku reperi do të jetë për 4 vite e 2 muaj prapa hekurave, Combs-it i duhet që të paguajë gjobën dhe do të vuajë dënimin për të përmbushur kërkesat ligjore. Ai është gjithashtu i detyruar të ndihmojë autoritetet me hetimet që lidhen me krimet që janë bërë objekt i akuzës.

Ky dënim ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ngjallur debat në lidhje me ndikimin e pasurisë në sjelljen e personazheve të njohur, veçanërisht ata që mbajnë pozita të larta në shoqëri.