Ka dalë në shitje për 1.35 milionë dollarë (rreth 1.27 milionë euro) albumi i autografuar nga John Lennon për Mark David Champman, njeriu që vetëm disa orë më pas, e qëlloi për vdekje me armë zjarri pistoletë para shtëpisë së tij në Nju Jork.
Albumi i çmuar “Double Fantasy”, (disk që shënoi rikthimin e ish-Beatles në muzikë pas periudhës së dedikuar për të bërë rolin e babait për fëmijën e dytë Sean), është ofruar nga shtëpia e ankandeve “Moments in Time”.
Lennon, firmosi autografin në album pas kërkesës së vrasësit të tij pesë orë para se të qëllohej për vdekje në 8 dhjetor 1980 pas hyrjes në Dakota, pallati i “Upper West Side” në Manhatan, ku artisti jetonte së bashku me bashkëshorten e tij, Yoko Ono.
Albumi “Double Fantasy”, me shenjat e gishtave të Chapman, u gjet nga një kopshtar në një vazo me lule përpara hyrjes së Dakotës. Albumi u bë i famshëm edhe falë imzhve, që atëherë bënë xhiron e botës, ku John Lennon, i jep autograf vrasësit të tij. Personi që e gjeti ia shiti në vitin 1999 një blerësi privat, përmes “Moments in Time”.
6 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)