Mediat e huaja shkruajnë se aktori i “Pirates of the Caribbean”, dhe modelja Yulia Vlasova, 28 vjeçe, po i mbajnë gjërat “private”.

Një burim për “People” ka sqaruar se 61-vjeçari dhe modelja ende nuk i përdorin etiketat “i dashur-e dashura”. “Ata shohin njëri-tjetrin aty-këtu”, shton burimi.

Depp dhe Vlasova mund të shihen të qetë me njëri-tjetrin në fotot në “Instagram” të publikuara nga “The Daily Mail”, disa prej të cilave janë fshirë në platformën e mediave sociale. Në një postim, Vlasova e quajti Depp “tepër të talentuar dhe frymëzues!”.