Aktori po pushon me fëmijët. Ndoshta rilidhet me Vanessa Paradis
Johnny Depp ka shkuar të kalojë pushimet me dy fëmijët dhe ish-gruan e tij, në vilën e Plan de La Tour në jug të Francës. Flitet se aktori po tenton të riparojë ndarjen me Vanessa Paradis, ish-bashkëjetuesen e tij dhe nënën e dy fëmijëve të tij: Lily Rose, 13 vjeç e Jack, 9 vjeç. Rreth një muaj më parë çifti njoftoi për ndarjen “miqësore” pas 14 vitesh bashkëjetese, ndonëse nuk ishin martuar asnjëherë. Johnny Depp i dhuroi Vanessa Paradis rreth 100 milionë sterlina pas ndarjes. Ndërkohë sipas së përditshmes angleze “The Sun”, pushimet janë një mënyrë për tu treguar fëmijëve se familja është ende e bashkuar, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një ribashkimi të çiftit.
22 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)