Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj sapo u futën në TikTok dhe realizuan kërcimin e parë së bashku!


“TikTok” është aplikacioni më i përdorur në mbarë botën në këtë periudhë izolimi, si pasojë e Covid-19. Madje së fundmi i anë bashkuar edhe dy personazhet e njohur të ekranit, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj.


Edhe pse mohuan se janë bashkë në këto ditë karantine, ata realizuan videon e pare së bashku në “TikTok”.


Ka qenë këngëtarja e njohur ajo që ka postuar në “Instastory” kërcimin e tyre me lëvizjet e famshme të “TikTok”-ut.


Gjithashtu Jonida dhe Romeo shfaqen të veshur ‘matchy-matchy’ me njëri-tjetrin.


Me këtë video, ata konfirmuan njëherë e mirë zërat e lidhjes dhe duket se s’kanë ndërmend ta fshehin më nga mediat dashurinë e tyre.


Postimet e tyre të njëjta në rrjete sociale i nxorën hapur, megjithatë askush prej tyre nuk dëshiroi të pranonte  faktin që vazhdonin të ishin bashkë.