Disa muaj më parë, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi solli në jetën fëmijën e saj të dytë, Ian. Jonida, e cila është gjithashtu nëna e një vajze, të quajtur Emi, ka vendosur që ditën e sotme, të ndajë emocionet ardhjes në jetë të djalit me të gjithë ndjekësit në profilin e saj të Instagramit.

Ndërkohë që ka publikuar fotografinë e tij të parë, që siç vet ajo shprehet nuk është shumë “Instagramiste”, ajo ka emocionuar shumë me fjalët e dedikuar Ian.

Një foto që mbase mund të mos ju duket aspak “Instagramiste” por është jetësore me shumë sesa cdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua!

“Dy orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë. Ian, më ke dhënë një forcë shumë të madhe mam. Dicka që nuk e mendova do ndodhte kur ti ishe brenda meje. Mendova ditë të vështira, situta aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku! Por ti bir erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një shplodhje shpirtërore“.

Sigurisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem edhe dorëzohem ndonjëherë. Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM çdo dite! Perveç kësaj më bërë mam çuni. Të dua me gjithë qënien time vëllai Emit”.

Kujtojmë që Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Besnik Krapi, rreth 4 vite më parë. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Emi dhe Ian.

View this post on Instagram

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)