Modelja e njohur, Jori Delli, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel.

Moderatori Eni Shehu e kapi Jorin në një moment teksa po u bënte fotografi një grup personash.

“Nuk e di sa e keni paguar Jori Dellin t’iu bëjë foto?”, ishte pyetja e tij drejtuar personave që po pozonin.

“100 mijë euro kontrata”, thotë njëra prej tyre dhe më pas largohet.

Ndërkohë ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shton me humor:

“Nuk thuhet, jo. Do ishte mirë 100 mijë euro”.

Më pas Jori shprehet se i pëlqen puna e saj pasi udhëton dhe është e lumtur.

“Përtej shakave më pëlqen puna që bëj, fotot. Është punë shumë e bukur, udhëtoj, jam shumë e lumtur”, tha Delli.