Ditën e sotme Jori Delli duket se ka vendosur që të ngacmojë Luiz Ejllin duke e pyetur për lidhjen që Kiara Tito ka pasur me Butrint Imerin.

Në një moment modelja e pyeti këngëtarin “a nuk je i çik xheloz?” dhe ai reagoi i habitur e më pas u shpreh se nuk e di ça marrëdhënie ka pasur Kiara.

Bukuroshja brune më pas i përmendi këngëtarin e njohur dhe Luizi u vendos në siklet.

Nga ana tjetër, moderatorja e njohu u shfaq e buzëqeshur, gjë që u ka bërë përshtypje fansave.

Kur situata u bë shumë e sikletshme ndërhyri Nita Latifi, e cila u shpreh: “Ne shohim të tashmen, ça ka ndodh s’na intereson”.

Luizi më pas thirri Kiarën për ta pyetur, por ajo nuk afrohet dhe i tha se s’ka qejf ta komentojë.