Luiz Ejlli është i bindur se gjatë spektaklit të së shtunës një banor do të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa po bisedonte me Qetsor Ferrunajn dhe Jori Dellin, ai u shpreh se nuk e di se si do ndodhë, por një banor do të eliminohet.

“Jori nuk ma mori mendja se do ecte. Jori pati fat me motin, majti koha e mirë. Javën e kaluar nuk pati mot të mirë, po ja ku është. Të shohim të shtunën, ik njëri të shtunën. Harroje që nuk ik një të shtunën. Nuk e di se si, është hapur televotim pa ditur gjë ne apo do hapet brenda natës”, tha këngëtari i njohur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kujtojmë se gjatë ‘Prime’-t të kaluar, banorët votuan me radhë në dhomën e rrëfimit për 2 personat që ata i donin në finalen e madhe. Me shumicë votash dolën kokë më kokë në televotim Dea Mishel dhe Luizi.

Që prej të martës është hapur televotimi për finalistin e parë, ku publiku do të votojë se kë do dërgojë që tani në finalen që do të mbahet më 6 maj.