Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku po zhvillohet formati i njohur ‘loja e epiteteve’, konkurrentët janë përgjigjur disa pyetjeve që lidhen me ta. Njëra nga pyetjet që iu shfaq në ekran ishte:

Cili luan më shpesh rolin e viktimës?

Për këtë pyetje, Joz Marku zgjodhi Gjestin, duke theksuar se ai është personi që viktimizohet shpesh në situata të ndryshme. Ola gjithashtu i përmendi Gjestit disa ngjarje nga jeta e tij jashtë shtëpisë, duke thënë:

Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë.

Jozi shpjegoi se, për të, Gjesti është ai që ka luajtur rolin e viktimës në shumë raste, veçanërisht pas disa debateve.

Ai shtoi se Gjesti “e gëzon dhe e meriton këtë”.

Ndërkohë, banori nga Kosova i kërkoi Jozit që të përmendte një rast të vetëm që tregon këtë, dhe ai u shpreh se ka pasur shumë situata të tilla, duke përmendur një nga incidentet e fundit që kishin pasur së bashku, ku Jozi ofendoi Gjestin, veprim prej të cilit doli jashtë shtëpie me “Zarf të Zi”. Për të cilën Gjesti i është kthyer duke i thënë:

A ke qejf ti të të thotë dikush atë fjalë?