Aldo Marku ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar në lidhje me incidentin e paprecedentë gjatë prime-t të kaluar, gjysmëfinale.  

I pyetur se ‘si e ka parë veprimin e Jozit kur qëlloi me shpullë Gjestin?’, ish-banori i “Big Brother VIP 4” u përgjigj:

“Jozin, ndër shumë gjëra të tjera, e ka karakterizuar durimi. I thoshte Gjestit që ia mban lojën dhe t’ia mbajë dhe Gjesti. I ka mbajtur të gjitha provokimet, ka qenë i qetë, ka buzëqeshur. Ka qenë gjithë akumulimi i trysnisë për finalen, e shikonte si jetë a vdekje. Duke parë që e humbi garën, mund të ketë akumuluar të gjithë çfarë ka ndodhur”.

Ndërsa duke komentuar mënyrën se si reaguan banorët e pranishëm në momentin e këtij incidenti, Aldo Marku u shpreh:

“Mund të tregojë dhe frikë. Jozi është si armë e ftohtë, 1.95”.