Loredana dhe Ola kanë patur një debat me njëra-tjetrën ditën e sotme për Jozin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
“Ti këtu ke ardhur pa zemër, pa cipë, turp i gjallë je, kaq je”, iu drejtua Loredana-Olës, e cila iu përgjigj se ‘nuk është turp i gjallë pasi i thotë gjërat në fytyrë’.
Gjithashtu Loredana u shpreh se Jozi ka kërkuar dhomë private dhe ajo nuk ka pranuar. Këtu Ola iu kthye keq duke i thënë:
“Me kë e donte dhomën private, me ty? Të mbaronte punë dhe të vazhdonte radha pastaj. Të ishte ashtu thoshte martohemi, dalim nga kjo shtëpi, jetojmë, jo rrimë këtu të luajmë”.
Pjesë nga biseda:
Loredana: Ti këtu ke ardhur pa zemër, pa cipë, turp i gjallë je, kaq je
Ola: Turp i gjallë do ishte të fshihesha pas gënjeshtrave, unë ta them në fytyrë
Loredana: Fshihesh pas ëndrrave
Ola: Cilat ëndrra? Ëndrrat që do bëhen realitet
Lordana: Do i bësh
Ola: Do e shikosh. Do e shikosh potencialin tim, shiko dhe ti tëndin
Loredana: Tha që ke surratin si monstër, më fal, kështu tha
Ola: Mos ka thënë për ndonjë tjetër se nuk jam vetëm unë gocë këtu
Loredana: Jo, tha për ty. Ka trupin e ka shumë yll
Ola: Po ti e ke pyetur për veten tënde? Se unë nuk kam ardhur për ndonjë miss
Loredana: E kam vënë në provë për veten time
Ola: Një person që të do nuk ka sy për një tjetër, një person që s’të do dhe ka
Loredana: Kërkonte dhomën private dhe thashë jo
Ola: Ça do bëje tek ajo dhomë? Atë punë
Loredana: Një tërheqje fizike ishte
Ola: Me kë e donte dhomën private, me ty? Të mbaronte punë dhe të vazhdonte radha pastaj. Të ishte ashtu thoshte martohemi, dalim nga kjo shtëpi, jetojmë, jo rrimë këtu të luajmë.
Loredana: Ai thotë se jam unë shkaku i ndarjes
Ola: Normale se do arsye
Loredana: Mos e bëj veten më mirë se unë, po bëhesh kopje ime
Ola: Në ëndrrat e tua
Loredana: Nuk zihem për një djalë
Ola: As unë