“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të enjte me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e parë moderatorë kanë qenë Laerti dhe Rozana ndërsa të ftuar kanë qenë Jozi, Aldo.

Rozana: Si i keni marrëdhëniet me Loredanën? Pse s’flini ju të dy bashkë?

Jozi: Janë dy arsye, respekti ndaj personit që i kemi dhënë premtim. E dyta e di si jam unë, e thyej kufirin. Mbajmë atë distancën brenda për arsye teknike.