Dita e sotme ka nisur mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Por Gjesti pasi u zgjua vetë vendosi që banorët e tjerë të mos i linte të flinin, sidomos Jozin dhe Olën.
Fillimisht Gjesti shkon dhe hidhet te krevati i Valbonës, por banorja nuk i thotë gjë.
“Çohu Valbonë se po të pret Laerti i mallëngjyeshëm”, i thotë në një moment Gjesti gazetares dhe largohet për te krevati i Shkëlzenit.
Banori hidhet dhe te krevati i tij, por në momentin që i thotë se do të flejë prapë, Gjesti ikën nga aty.
Më pas ai shkon te një krevat tjetër dhe kur shikon se është Ola, nis dhe e ngacmon dhe i thotë se nuk do t’a lërë të bëjë gjumë.
“Kuku, çohu se nuk ka gjumë më”, i thotë Gjesti dhe Ola i kthehet duke i thënë ‘ika andej’. Ai nuk largohet por merr dhe i lëviz dyshekun dhe e gjuan me jastëk.
“Jozin dhe Olën kam për t’i tmerruar, nuk ka gjumë për këta. Ju që flisni pa lidhje dhe nuk iu ndalet goja, që nuk dini a prekni njeriun, a bëhet nervoz, a e bëni të ndihet keq, as unë s’dua ta di a bëheni keq”, thotë banori.
Pavarësisht tentativave për t’a çuar, Ola nuk lëviz dhe fle sërish. Gjesti më pas zgjon Danjën pasi kishin për të bërë sfidën e buxhetit së bashku.
Ai nuk e la me kaq, pasi shkon edhe te krevati i Jozit dhe i lëviz jorganin për t’a zgjuar por ai nuk lëviz. Gjesti nuk e la me kaq pasi shkoi dhe u lëvizi dyshekun edhe Mikelës dhe Rizartës, e kjo e fundit u zgjua duke i bërtitur.
Gjesti gjithashtu shkon edhe te Gerta dhe i lëviz pak jorganin dhe i thotë që të zgjohet dhe të futet te muhabetet e tjerëve.
Banori tha se vetëm Shkëlzenin dhe Rozanën nuk do t’i zgjojë nga gjumi pasi i ka shokë.