Iftuar në studion e “Live From Tirana” së bashku me Ronaldo Sharkën, ka qenë teologu Miron Çako. Ai ka folur më shumë mbi deklaratën virale të Jozit në “Big Brother VIP 4”, ku tha se e kishte pushtuar shejtani pas disa situatave dhe fjalëve të thëna në shtëpi. Por Mironi u ndal dhe tek vetë fenomeni i ‘posedimit të djallit’…
Deklarata e Jozit ku tha se e kishte pushtuar shejtani bëri mjaft bujë. Si e komentoni këtë gjë?
Nëse bëhet për show është tjetër gjë, por ekziston si gjë. Posedimi thuhet kur është marrosur dikush. Kurse ndikimi është kur vjen mendimi ndërhyrës, por ti e përballon. Ne kemi fuqi ta kundërshtojmë këtë. Duhen disa kushte që të posedohesh plotësisht.
Si fillim dua të them që nuk e ndjek “Big Brother” dhe nuk e njoh personin në fjalë. Fenomeni ekziston. Përveç asaj që ne prekim, shikojmë, dëgjojmë, ekzistojnë dhe gjëra të tjera metafizike. Ato janë të padukshme por i ndiejmë ato. Teologjia i përcakton si qenie që ndikojnë në mendimin tonë dhe ndikojnë marrëdhënien shoqërore. Ndikimi është real. Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të jemi si të dyjëzuar, është një trysni që nuk varet nga ty. Është një ndërhyrje që vjen nga jashtë. Nuk është thjesht problem truri, por ndikim i kësaj qenie që ndikon në jetën e përditshme.?TAR