Flori, i cili u bë pjesë e “Big Brother VIP 5” gjatë spektaklit të së martës, ka patur disa debate ditën e sotme me disa prej banorëve.

Juela dhe Selin i kanë thënë që nuk e njohin dhe një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Florit, i cili ka nisur të debatojë me to.

Pas një debati që pati me Juxhinin, Selin iu drejtua Florit duke i thënë:

“Rutinën tonë nuk e bën dot ti për shembull. Pse ofendon në profesion, e të kalojmë dhe ne të merremi me profesionin tënd. Në kafe, atë rutinën që bëjmë ne, ti nuk e bën një ditë¸jo një jetë”.

E menjëherë Flori i tha: “Ty nuk të njoh fare”.

“Bravo. Nuk i njeh instuticionet ti, duhet t’i frekuentosh që t’i njohësh”, i tha më pas Selin.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Lore që i tha:

“Ti nuk je imitues, nuk je aktor. Ti ke një platformë”.

“E shikon që më njihni të gjithë, bëni kot sikur nuk më njihni, ju jeni fansat e mi jashtë”, tha Flori, duke shtuar që kur e njeh “legjenda”, Ilir Vrenozi.

“Kur më njeh legjenda dhe e pranoi së më ndjek. Kur e pyeti Ledioni kush është më i famshëm, tha ti”, tha Flori për Ilirin.