Këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Ismaili, ka mbi 20 vite që është pjesë e tregut muzikor. E teksa koha kalon, duket se Adelina ka ngelur po e njëjta.
Një person ka publikuar në “Instastory” një fotografi të vjetër, ku shfaqet së bashku me artisten e njohur. Poza në fjalë, ajo e ka ripostuar në rrjetet sociale të saj. Fotografia është realizuar 20 vite më parë, por pavarësisht kësaj, Ismaili duket njësoj.
Adelina vijon që të ketë edhe sot të njëjtin portret të freskët si dhe linja trupore për t’u pasur vërtetë zili. Nga ana tjetër kujtojmë se Adelina prej kohësh është edhe në rolin e moderatores, pasi drejton një emision televiziv.