Ishte vetëm 19 vjeç kur mori rolin kryesor në telenovelën “Skllavja Izaura”. Është fjala për Lucelia Santos, e cila tani është 68 vjeçe.
Seriali, i prodhuar në Brazil në vitet 1970, u transmetua në vendet ish-komuniste në Europë pas vitit 1989. Në Rumani, “Skllavia Izaura” pati një sukses fenomenal, me dramën e personazheve dhe me kolonen zanore. Një sukses shumë të madh seriali pati edhe në Shqipëri.
Seriali përqendrohej në dashurinë e ndaluar midis një skllaveje dhe zotërisë së saj. “Skllavja Izaura” ishte telenovela e parë që u transmetua në BRSS, midis viteve 1988 dhe 1989, dhe gjithashtu la mbresa tek miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.