Kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong, do të përfitojë një rritje page prej rreth 1.1 milionë dollarësh në vit. Paga e tij do të rritet nga 2.2 në 3.6 milionë dollarë singaporianë, mbi 60%. Wong ka deklaruar se do ta dhurojë rritjen e pagës për bamirësi gjatë pesë viteve të ardhshme.
Qeveria e Singaporit argumenton se rritja synon të tërheqë profesionistë të aftë drejt politikës, ndërsa vendimi ka shkaktuar kritika për shkak të kostos së jetesës dhe pasigurisë për vendet e punës.

