Aktorja e njohur Anne Hathaway është shpallur “Gruaja më e Bukur në Botë për vitin 2026” nga revista People. Fituesja e çmimit Oscar, e njohur për rolet në The Princess Diaries, Les Misérables dhe The Devil Wears Prada, u rikthye këtë vit në ekran me pesë projekte të reja, përfshirë The Devil Wears Prada 2 dhe The Odissey.

43-vjeçarja thotë se pas të 40-ave ka gjetur më shumë ekuilibër në jetë, ndërsa mbështetjen më të madhe e gjen te familja. Megjithatë, pranon se pasiguritë vazhdojnë ta shoqërojnë, duke e shtyrë të rritet si artiste. Hathaway ka folur për herë të parë hapur rreth shtatzënisë së saj të tretë, duke konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, e kishin planifikuar ardhjen e një tjetër fëmije, por nuk e prisnin që gjithçka të ndodhte kaq shpejt.
Aktorja 43-vjeçare, e cila javët e fundit ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj gjatë promovimit të filmit “The Odyssey” të Christopher Nolan, zbuloi se lajmi i shtatzënisë ishte një surprizë e bukur edhe për vetë çiftin. Anne dhe Adam Shulman, të martuar që nga viti 2012, janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack, ndërsa së shpejti familja e tyre do të zgjerohet me ardhjen e fëmijës së tretë.


