Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ka pak ditë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka nisur punën për të publikuar projektet e tij më të reja muzikore.
Por jo vetëm kaq, pasi Klajdi ka bërë së fundmi një postim në “Instagram”, ku tregon sipas tij, katër finalistët e BBV 4.
Ai ka postuar një fotografi ku të bashkuara janë foto e Gertës, Gjestit, Danjës dhe Laertit.

“Sapo më dhanë pak akses, edhe dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe gjithçka tjetër 🤗 Uroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja 🙏 Me respekt, Klajdi ☺️
Meqë më pyetët, finalja për mua?
ma favorite 4, my fantastic 4 😍
U kry çdo sen, natën e mirë, dhe mbi të gjitha mirmëngjes ☀️🌄🌤
Ju si mendoni???”, shkruan Klajdi në postimin e tij në “Instagram”.
Menjëherë fansat e tij kanë nisur duke komentuar dhe kanë dhënë emrat e tyre për finalistët. Ata janë ndarë në grupe të ndryshme, disa që mendojnë njësoj si ai apo kanë emra krejt tjerë.