
Përveç talentit në muzikë, Robert Berisha, është një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat edhe për shkak te fizikut të tij.
Këngëtari i njohur është shumë aktiv në rrjetet social, ku numëron mijëra fansa dhe ndan me to foto nga koncertet dhe jeta e tij personale.
Së fundmi, Roberti i ka habitur ndjekësit teksa ka publikuar një fotografi në "Instastory" ku zbulon sozinë e tij. Ai ka treguar se ka një ngjashmëri të madhe me aktorin e famshëm të "Hollywood"-it, John Travolta.
Bashkëngjitur me foton këngëtari ka vendosur një emoji duke qeshur, duke treguar se gjithçka është në formën e shakasë. Po ju si mendoni kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin?
[gallery ids="870585,870580,870579,870584,870583,870581,870578,870577,878821,882793,882794,882795,882796,882797,882798,882799,870576,870564,870575"]