“Big Brother VIP” vjen me një risi të re këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat.
Ajo do quhet “Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, e frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grim. Në të do qëndrojnë personazhe jo publikë, që do duhet të fitojnë të drejtën për t’iu bashkuar personazheve të tjerë. Ata do zgjedhin “Borëbardhën” e tyre, që do jetë një nga personazhet Vip, djalë apo vajzë.
Konkurrenti i parë, personazh jopublik që iu bashkua shtëpisë ishte një çift. Briseida nga Mallakastra dhe Juri nga Berati janë të martuar edhe pse mes shumë paragjykimeve, pasi Briseida është 10 vite më i madh se Juri. Burrë dhe grua, ata u futen në BBV4 si një konkurrent i vetëm.


