Justin Bieber ka ndarë me ndjekësit ndjesitë e tij dhe pasiguritë, duke treguar se ka vuajtur nga sindroma e “imposter”.

Ai ka shpërndarë një mesazh emocionues në Instagram, ku ka shkruar se, përkundër faktit që shumë njerëz në jetën e tij i thonë se e meriton gjithçka që ka arritur, ai ndjehet gjithmonë si një “mashtrues”.

Bieber tha se ndjehet “i fshehur”, pasi, nëse njerëzit do të dinin se sa gjykues dhe egoist mund të jetë ai, ai mendon se nuk do ta shikonin të njëjtën mënyrë.

Njerëzit gjatë gjithë jetës më kanë thënë “Wow Justin ti e meriton”, dhe unë personalisht jam ndjerë gjithmonë i pavlerë. Sikur isha një mashtrues… Kur njerëzit më thonin se meritoja diçka më bënin të ndihesha si skuth, sikur t’i dinin ata mendimet e mia… Ta dinin se sa gjykues dhe egoist jam në të vërtetë nuk do të mendonin ashtu…

Ai i siguroi ndjekësit e tij se, nëse ndonjë prej tyre ka të njëjtat ndjenja, ata nuk janë vetëm, sepse ai vetë ndjehet “i papërgatitur dhe i pakualifikuar” shumicën e kohës.

Ky postim vjen disa ditë pas një mesazhi tjetër të tij, ku i tha ndjekësve se ata nuk kanë asgjë për të provuar, pavarësisht ndjenjës që ndonjëherë mund të kenë borxhe ndaj të tjerëve.

Ky mesazh u shpërnda pas disa javësh spekulimesh dhe thashemesh në rrjetet sociale në lidhje me shëndetin e këngëtarit, përfshirë frikën se ai mund të përdorë substanca të rrezikshme.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Hailey, iu përgjigjën këtyre thashethemeve muajin e kaluar, duke i quajtur ato “të lodhshme dhe të pakuptimta”, duke theksuar se, pavarësisht të vërtetës së dukshme, njerëzit janë të angazhuar për të mbajtur gjallë narrativa negative dhe të dëmshme.

Nuk dihet nëse ka një arsye të veçantë për këtë postim të fundit, por mesa duket, drama që ka ndodhur rreth tij ka pasur ndikim në gjendjen e tij shpirtërore.