Dita e sotme ka nisur mjaft e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku nuk munguan këngët dhe bisedat e shumta mes banorëve.
Pas një bisede me Angelon, Juxhini vendosi që të shkonte që t’i jepte disa këshilla Selinit në lidhje me Mirin. Aktori i thotë balerinës që sipas tij, është momenti që ajo të distancohet nga ‘xhaxhi Miri’.
Ai i tha Selinës se Miri ka thënë se është ‘duke e përdorur atë për lojë’ dhe shtoi se ndoshta duhet edhe të ndryshojë krevatin duke qenë se kanë që nga fillimi i këtij edicioni të reality show-t që flenë bashkë.
Pjesë nga biseda:
Juxhini: Më fal se ndoshta as nuk më takon, mos vallë ka ardhur momenti që të largohesh nga xhaxhi Miri, sepse ma ka thënë me gojën e tij padashje…
Selin: Që…
Juxhini: Që po të përdor.
Selin: Si t’a ka thënë?
Juxhini: Tekstualisht kështu siç po ta them unë, ‘po normale që do ta përdor’ mua më ngeli. Domethënë për të është e vetmja kartë që po luan. Po pse duhet të jesh ti ajo që duhet t’i mbash lojën? Apo të intereson edhe ty që t’a përdorësh?
Selin: Jo, madje edhe mbrëmë i thashë që nuk ka nevojë që për çdo gjë ‘e kam unë, flas unë’. Ti po ndërhyre, edhe ata që janë përballë meje duke debatuar, nuk kanë muhabet tjetër, vetëm ‘Miri, Miri, Miri’.
Juxhini: Unë mendoj se po të dëmton pak. Te kafja muhabetin, jo te krevati.


