I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, Armir Tola, ka komentuar raportin e Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Sipas ish-banorit, linja baë e bijë ka rënë dhe ka dashuri në mes, por vetëm nga ana e Mirit. Ai shtoi se Selin është më e fortë se Miri dhe do vijë dita që ata të dy do të përçahen fort.

Pjesë nga intervista:

A ka dashuri në “Big Brother VIP 5”? Jashtë flitet shumë për raportin e Mirit dhe Selin, në gjykimin tend po luajnë apo kanë diçka me njëri-tjetrin?

Dashuria, unë kam bërë një rrëfim te Dhoma e Rrëfimit. Jo çdo rrëfim shfaqet në “Big Brother”. Më kanë pyetur se çfarë mendimi ke për Mirin dhe Selin? Unë kam dhënë një mendimin timin, që babë e bijë nuk ekziston. Linja e parë ka rënë, linja babë e bijë. Linja dashuri ka një fare të vërtete, por jo nga të dy palët.

Kush dashuron?

Unë mendoj që më i rrezikuari në dashuri në këtë rast është Miri, që nuk ka ditur në asnjë lloj forme të luaj bukur. Është gabimi më i madh që ka bërë në lojë. Ka menduar që di të luaj, por mendimi im është se ka bërë lojën më të gabuar që ka mund të bëjë një mashkull në moshën që ka ai. Sepse ka bërë lojë me Selin, ajo është lojtare më e fortë se ai. Selin po luan egër, kurse Miri mendon se po luan dhe po i përdor të gjithë, po në të vërtetë do dalë se Selin do e parakalojë atë dhe do e nxjerrë shumë keq. Selin do jetë më e fituar se çdokush.

A e ndjejnë banorët afrimitetin mes tyre?

Banorët e urrejnë afrimitetin mes tyre, nga i pari deri në fund. Edhe shoqja e saj, Lore.

Do ketë përçarje mes tyre?

Selin dhe Miri do të përçahen egër, do vijë dita