
Aktori i famshëm, Zac Efron, ka zbuluar së fundmi të vërtetën pas thashethemeve të operacioneve plastike që qarkulluan vitin e kaluar.
34-vjeçari ka rrëfyer se në fakt ishte një aksident i keq në shtëpi, i cili i shkaktoi transformimin e madh në fytyrën e tij.
Në një intervistë të re me revistë “Men’s Health”, aktori ka treguar se si rrëshqiti teksa vraponte me çorape në shtëpinë e tij. Si pasojë, ai ka përplasur mjekrën në një shatërvan graniti.

Ylli shpjegoi gjithashtu se kishte humbur vetëdijen dhe është zgjuar me ‘kockën e mjekrës që i varej nga fytyrë’.
Efron shtoi se kur u lëndua, muskujt masazhues në pjesën e brendshme të fytyrës dhe nofullës, filluan të rriteshin. Për këtë arsye edhe transformimi i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Aktori i famshëm u bë kryefjala e mediave rozë në vitin 2021 dhe u përfol shumë se ai ka bërë operacione plastike. Por mesa duket e vërteta qenka krejt ndryshe dhe këtë e zbuloi vetë Zac.

Ndërkohë intervista e plotë do të publikohet në numrin e radhës të revistës “Men’s Helth”, në tetor të vitin 2022.
Ylli i “High School Musical” pohoi gjithashtu se nuk e dinte se ai ishte bërë kaq viral për pamjen ndryshe, deri në momentin që nëna i kishte telefonuar për ta pyetur nëse ai kishte bërë operacione.

