E ftuar në emisionin “Labirint në tru” këtë javë me Xhoi Jakaj dhe Denisa Krasniqi në studio ka qenë Nora Malaj. E njohur si një nga gratë me më shumë ndikim në jetën publike edhe kur ka qenë pjesë e politikës por edhe si aktiviste ajo ka rrëfyer më shumë detaje për jetën dhe eksperiencat e saj në jetë.

Kur u pyet në studio në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe çfarë mendimi ka për të Nora u përgjigj duke thënë se:

Zoti Rama është personazh atipik, kryeministër atipik do të ishte një guru i paparë. Ka një aftësi për të folur që quhet karizmë e brendshme, por ndërkohë në sfidat e radhës besoj që ka ulje-ngritjet e tij dhe si piktor që është mundohet që të japë edhe frymë, por hera-herës mund edhe të çedojë në situata të vështira apo në situata të cilat menaxhimi do kujdes, besnikëri, por do edhe qasje dhe empati për popullin. 

Si profesoreshë çfarë note do t’i vendoste Nora Edi Ramës?

Në të folur publike do t’i vendosja notën 10 sepse ka aftësi të jashtëzakonshme jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në të gjitha gjuhët që flet sepse i flet në mënyrë ekselente dhe artikulon bukur. Përsa i përket menaxhimit të vendit do ta lija pa notë.