I ftuar në emisionin “Pardon My French” sot me Jonida Aliçkollin ka qenë finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Si ndihet Miri në lidhje me komentet që ka marrë tani që BBV ka përfunduar dhe ka parë çdo gjë?
Të them të drejtën i kam vënë në një peshore, duke qenë dhe vetë Peshore. Te peshorja anonte pjesa e komenteve pozitive sidomos kur vjen dhe fundi i Big Brother sepse ai zgjat 120 ditë ku ti ke ulje dhe ngritje, por në fund është ajo që situatën e ngre peshë. Në momentin që në fund të BBV unë shikoj që kisha shumë komente pozitive për çfarë unë po shfaqja edhe në fund të këtij Big-u më bën të ndihem mirë dhe krenar për çfarë kam bërë në 120 ditë me të mirat dhe me të këqijat. Ndihem i lumtur dhe kur takoj njerëzit jashtë.
