E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari, për të folur më shumë mbi Gjeneratën Z, si dhe dashurinë sipas tyre. Nga ndryshon Gjenerata Z nga ajo Millenium?

Gjenerata Z e dëmton veten duke zgjedhur lidhje toksike?

Po të bëjmë një klasifikim të teksteve të së kaluarës kur kam qenë unë vajzë e re – dhe do marr Bleonën, Adelinën – të gjitha tekstet e këngëve flisnin për një vajzë që është e pavarur, e fortë, që e di se çfarë do, që asaj nuk i intereson se e tradhton, sepse ajo do të ndërtojë vetë të ardhmen e saj… Po të shohim tekstet që janë shumë virale, aktuale, ditët e sotme, para 2-3 vitesh u bë shumë virale kënga “Toxic Love”, dedikuar dashurisë toksike – pra unë të marr, ne kthehemi prapë bashkë, ne vuajmë, por prapë ajo vuajtja na bën që të kemi një emërues të përbashkët ose një fije të padukshme që na mban të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Unë mendoj që gjenerata e re ka nevojë dhe ka shumë dëshirë për lidhje autentike, por nga ana tjetër ka dhe frikë nga përgjegjësia e këtyre lidhjeve autentike. Pikërisht sepse liria e një lidhje autentike, vjen me një përgjegjësi shumë të madhe, me përgjegjësi morale. Pra, kur ne jemi në lidhje me dikë dhe kjo lidhja nuk është zyrtarizuar, por edhe nëse është zyrtarizuar. Nëse është zyrtarizuar, kemi një kontratë ligjire dhe është pak më ndryshe. Por nëse ne jemi duke bashkëjetuar me dikë dhe vendosim që të mos jemi më me atë personin, ne nuk i detyrohemi asgjë atij personi. Por nga ana tjetër kemi një detyrë dhe një përgjegjësi morale ndaj atij personi për t’i thënë që ‘nuk të dua më’, ‘kjo gjë midis nesh ka mbaruar’, ‘mua më pëlqen dikush tjetër’. /TAR/