Moderatorja Einxhel Shkira i është bashkuar trendit më të ri në rrjetet sociale, për t’u kthyer pas në kujtimet e vitit 2016. Ky vit po kujtohet në mbarë botën me shumë nostalgji, duke e konsideruar shpesh si ‘i fundit vit shumë i bukur’ që kemi dëshmuar kolektivisht.
Einxhel postoi disa foto të saj nga arkiva e 2016-s në rrjetin social Instagram”. Postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Mund t’i fshi më vonë”.
Në foton e dytë, ajo thotë se “ka diçka bombastike në atë postim” dhe në sy bie direkt emri i DJ Dagz në listën e njerëzve që kanë pëlqyer postimin.
Pra, na doli që Einxhel ka qenë në radarin e Dagz-it shumë më përpara “Big Brother VIP Albania 1”! Për këtë, edhe Einxhel tha me humor:
“Ja pra vajza, dashuria e jetës tuaj mund të jetë diku aty dhe po të ishit pak më të vëmendshëm, ose ai të kishte guxuar pak më shumë… mund të kishit 4 fëmijë tani. Nejse, kot s’thonë që çfarë është kësmeti yt, s’ta merr njeri”.


