Së fundmi partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni. Ndër të tjera ajo u shpreh se:
Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit; kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë.
Sipas mediave spanjolle, nëna e Ronaldos, Delores Aveiro është pengesa pasi ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij besojnë se modelja e do Ronaldon prej parave të tij. Më tej në raport thuhet se familja e Ronaldos ka kundërshtuar me forcë çdo bisedë për martesë mes tyre.