Në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP në Top Channel u diskutua dhe vendimi i Stines për të provokuar banorët sikur po dilte nga shtëpia.

Shumë prej banorëve tentuan ta ndalojnë që të ikte, madje disa prej tyre ishin në lot, por në fund Stine i zbuloi se ishte një shaka.

Nga ana tjetër, banorët vendosën që t`i thonin banorëve të akuariumit që Stine kishte lënë shtëpinë.

Miri ishte i pari që reagoi i dëshpëruar, pasi në një bisedë që bënte me Malin, i thoshte se me Stinen ishte shumë shok jashtë, duke i shpjeguar lidhjen e fortë që kanë.

Por nga ana tjetër Stine habiti me fjalët e tij për Mirin duke thënë “Miri ka ecur me meritat e tjetërkujt jashtë, ndërsa unë i kam të gjitha merita të miat, ai është njeri i paplotësuar në jetë”. Kjo shtangu Mirin, i cili e pyeti në prime “po kjo ça ishte”