Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko, vijon të mbetet në spital, pasi të martën u hodh nga kati i katërt i pallatit të tij.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raporton se gjendja shëndetësore e Birkos është stabël, sipas mjekëve të spitalit të Traumës.

Megjithatë ende nuk dihet nëse balerini ka kaluar rrezikun për jetën, pasi ka fraktura të gjymtyrëve.

Gjendja e tij shëndetësore vijon të mbahet në monitorim nga stafi mjekësor. /TCH/