I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të folur mbi spektaklin më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Ai ka komentuar lojën e banorëve dhe debatet që kanë ndodhur së fundmi mes tyre…

Pjesë nga intervista:

Mbrëmjen e kaluar u duk sikur u formua një trekëndësh mes Valbonës, Laertit dhe Danjës. Si e komenton këtë?

Valbona duhet të bëjë diçka aty që të mbahet mend, sepse po mbahet mend akoma nga gafat dhe qarjet për arrestimin e Salianjit. Kur pa që G-Bani u largua, donte të gjente dikë që të fuste në lojë te ky trekëndëshi. Danja është lumturisht e dashuruar jashtë.

Si të duket loja e Gjestit?

Gjesti është fenomeni i humorit këtë vit. Prisja të ishte Xumi por atij iu fiksua truri te fikja e dritave. Gjestin dua ta shoh të argumentojë e të debatojë. Ajo lojë është për të provokuar, për të nxjerrë të tjerët nga vetja, ai ka hapur gropa e tani duhet të fillojë të debatojë e të bëjë ‘viktimat’ e tij. Unë e shoh lojtar të fortë kur të fillojë të debatojë me fjalë dhe jo me gjeste. E shoh fenomen në llojin e tij. E shoh pretendent për finale. Për atë që Gjesti i solli shtëpisë ishte i domosdoshëm sepse shtëpia ishte kthyer në azil. Ka hapur 20 gropa dhe pret që të bien të gjithë. E para ishte Amberi, që më erdhi keq.

Cilët sheh në finale dhe kush mendon se do ta fitojë BBV4?

Në finale për mua shkon Rozana, Gerta, Gjesti dhe Laerti. Do ishte një luftë e fortë mes Rozanës dhe Gertës për ta fituar. Njëra është protagonistja, Rozana dhe tjetra është antagonistja, Gerta.

Laertin e shoh në finale, nëse fillon e luan. Deri tani po luan me emrin që ka, ai i tmerrshmi i studiove televizive që godet me ujë, por akoma nuk ka hyrë në lojë. Nëse fillon e luan pas 20 ditësh do të thotë që nuk ka dashur të harxhojë energjitë.

Kush mendon se del të shtunën?

Ndahet mes Klajdit dhe Bernardit, por them se del Bernardi. Të bësh qejf me të ndenjurat e tua nuk është më tabu në Shqipëri. Nuk mund të luash me këtë kauzë sepse është diçka normale, është e konsumuar. O luaj, o dil. /TAR/