Sydney Sweeney nuk i la shumë vend imagjinatës teksa u shfaq pa reçipeta në tapetin e kuq, në eventin e këtij viti të “Variety Power of Women” në Los Angeles.
Ylli i “Euphoria” mbante veshur një fustan të shndritshëm argjendi me një bust transparent, i cili i nxirrte në pah gjoksin e saj.
28-vjeçarja shfaqi vetëbesim në pamjen e saj të guximshme para fotografëve.
Ndërkohë flokët e saj, aktorja e famshme i kishte stiluar për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me fytyrën e saj në formë zemre.
Sweeney, e cila u bë virale për shkak se hëngri një hot dog në World Series, e la bukurinë e saj natyrale të shkëlqente duke zgjedhur një pamje të butë grimi.
Ajo mbante faqe rozë të ndezur, buzë nudo dhe qerpikët me rimel të zi për më shumë dramë.







