E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Lorna Hysi. Ish-banorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka vendosur disa pika mbi ‘i’ në lidhje me disa çështje që ende diskutohen sot.

Nëse do t’i jepej mundësia që të rifutej sërish në shtëpinë e Big Brother VIP si banore, Lorna tregoi se do të kishte bërë një aleance me Rogertin në lojë.

Do të doja në fakt që në njëfarë mënyre të bëja një lloj aleance me Rogertin, do ta shikoja në një fushë tjetër. Është pak e çuditshme sepse ai ma ka kërkuar. Ai qëkur hyri me idenë dhe më thoshte që unë dua aleancë me ty dhe unë nuk i ktheja përgjigje sepse i thoja do më kërkosh falje. 

Si e shikon Lorna Rogertin në lojë?

Rogerti e ka thënë dhe vetë është bërë tashmë i keqi. Ka kaluar nga i shpifur tek i keqi dhe kam përshtypjen që nëse do të futesha unë do të kthehej në Rogertin e mirë dhe do të ndryshonin dinamikat. Unë kam përshtpjen që ai ka qenë në rol dhe nuk e përballonte dot prandaj edhe qante, ka qenë në rolin e të shpifurit siç e thashë. Kur të futem unë dhe do fitojmë ne, unë dhe Rogerti. 

Do futem edhe unë si Kristi nga muri, Lorna thyen rregullat e BBV hyn nga muri.