Amber Luke, 30 vjeçe, thotë se 98% e trupit të saj është i mbuluar me tatuazhe, me mbi 600 të tilla në lëkurë. Tani ajo ka folur hapur se pse vendosi të bënte kaq shum tatuazhe.

Amber rrëfeu edhe çmimin marramendës që i ka kushtuar ky transformim, duke thënë se modifikimet e saj i kanë kushtuar plot 203 mijë euro. “Isha 16 vjeçe kur bëra tatuazhin tim të parë”, tha e reja. Përveç tatuazheve të rregullta, ajo i është nënshtruar edhe modifikimeve të trupit, duke përfshirë disa në sy, ballë dhe gjuhë.

Në të kaluarën, ajo tha se intervenimi në sy ishte gjëja më “e dhimbshme” që ka përjetuar ndonjëherë. Në fakt, ishte aq e komplikuar saqë ajo përfundoi gati e verbuar për tre javë. Në vitin 2024, Amber pranoi se e kishte ndryshuar përsëri pamjen e saj teksa kishte vendosur disa implante në ballë, që dukeshin si bri.

Edhe pse është e kënaqur me zgjedhjet e saj, ajo ka disa këshilla për këdo që dëshiron të bëjë tatuazhe. Ajo e pranoi se njerëzit nuk duhet të bëjnë kurrë tatuazhe pa bërë kërkime paraprakisht.