Gratë letoneze janë duke punësuar ‘burra për një orë’ për shkak të mungesës kronike të burrave në vend. Bukuroshet baltike janë më të arsimuara, më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë se meshkujt në Letoni. Madje thuhet se shumë prej tyre po ikin nga vendi për të gjetur djem.
Por ato që qëndrojnë, po drejtohen drejt shërbimeve që u lejojnë grave që të punësojnë burra për punët e shtëpisë dhe riparimet. Kompanitë reklamojnë ‘burra me duar të arta’, të cilët mund të thirren për disa euro për të rregulluar rubinetet që rrjedhin, për të montuar një televizor ose edhe për të montuar mobilie të sheshta.
“Daily Star” shkruan se ky shërbim u lejon grave që të rezervojnë një ‘burrë për një orë’ në internet ose me telefon, dhe ai paraqitet brenda 60 minutash.
Shkrimtarja Dace Ruksane u shpreh se gratë me arsim të lartë dhe të suksesshme shpesh ngelin beqare sepse kanë vështirësi të gjejnë partnerë që përputhen me ambiciet e tyre.

“Vajzat më të zgjuara janë vetëm. Ato duan të gjejnë një partner që janë të barabartë me to. Por një burrë, duke pasur gjithë këtë zgjedhje, nuk ka nevojë të jetë shumë perfekt, ai thjesht ulet para televizionit dhe e di se mund të gjejë një grua. Dhe nëse ajo nuk i përshtatet, ai do të gjejë një tjetër”, tha shkrimtarja.
Burrat janë më të shumtë se gratë nën 30 vjeç. Por sociologia Baiba Bela tha se çekuilibri gjinor bëhet i dukshëm midis moshës 30 dhe 40 vjeç.
“Në këtë grupmoshë, vdekshmëria për burrat është tre herë më e lartë se e njëjta grupmoshë për gratë”, tha Bela.
Hendeku i përgjithshëm i jetëgjatësisë është më i madhi në Bashkimin Evropian, me gratë letoneze që jetojnë mesatarisht 11 vjet më gjatë. Dhe shifrat tregojnë se Letonia ka 15.5% më shumë gra sesa burra, më shumë se tre herë mesatarja e BE-së.
Punonjësja beqare e festivalit, Dania, 29 vjeç, tha se 98 për qind e kolegëve të saj janë gra.
“Nuk ka asgjë të keqe me këtë… por vetëm për një ekuilibër të mirë do të doje të kishe më shumë burra për të flirtuar ose për të biseduar. Është thjesht më interesante”, tha 29-vjeçarja.
Ndërsa shoku i saj, Zane shton: “Kjo është arsyeja pse të gjithë miqtë e mi kanë shkuar jashtë vendit dhe kanë gjetur të dashur atje”.
Vdekshmëria e lartë e meshkujve thuhet se është shkaku i mungesës, me burrat që vdesin më të rinj.
Mosha mesatare e vendit është 44 vjeç, shkalla e vdekshmërisë është 14.9 për 1,000, dhe më shumë se 80 për qind e vetëvrasjeve janë burra.


