Këngëtarja e famshme, Britney Spears, u është rikthyer postimeve ku shfaqet e gjitha nudo dhe fansat janë shqetësuar për të.
Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagam” një imazh ku shfaqet me kurriz dhe tregon të pasmet. Artistja nuk ka veshur të brendshme dhe ka mbuluar të pasmet me një emoji zemre.
Ylli i pop-it nuk e ka shoqëruar postimin e saj me ndonjë shkrim apo shprehje, por kanë qenë fansat ata që i kanë komentuar shumë.
“Kjo nuk ka kuptim për mua”, ka shkruar një ndjekës, ndërsa një tjetër e shqetësuar ka përmendur kujdestarinë e saj dhe thotë: “Ka nevojë për ndihmë sa më shpejt”.
“Pse?”, shkruan një tjetër fans, duke pyetur këngëtaren e famshme se pse vijon me postimet e fotografive e gjitha e zhveshur.
Nga ana tjetër, fansat e saj besnikë nuk ngurruan që ta komplimentonin dhe t’i shkruanin ‘mbretëreshë’ dhe t’i tregonin se e ‘donin’.