Brad Pitt dhe Inés de Ramón kanë qenë kryefjala në të gjitha lajmet pasi duket se janë në një lidhje, megjithatë Pitt ka hezituar t’ia prezantojë atë gjashtë fëmijëve të tij. Si prind, çdo hap që hidhet duhet të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm për të bërë një tranzicion të shëndetshëm nga një martesë në një divorc.

Dhe kujdestaria e fëmijëve të tyre është arsyeja pse Brad dhe Inés nuk kanë qenë me fëmijët e tij dhe të Angelinës, sipas US Daily aktori dëshiron të zgjidhë disa çështje ligjore ‘të pazgjidhura’ me yllin e Hollywood-it. Brad Pitt ka vendosur t’i japë dashurisë një mundësi të re me Inés de Ramón, stilistja e re e bizhuterive që është ish-partnerja e Paul Wesley.

Pak javë më parë, aktori u pa me të dashurën e tij të re në Meksikë dhe mediat online nuk ngurruan të shkruanin për ta. Megjithatë, ata vazhdojnë lidhjen e tyre larg vëmendjes dhe syrit të publikut, duke u përpjekur të jenë sa më diskrete.

Sipas US Daily, një burim i afërt me Brad përmendi se fëmijët e tij ende nuk e njohin të dashurën e re të babait të tyre.