Gazetari i njohur, Redjon Shtylla, ka qenë sot në një lidhje direkte me emisionin “Breaking me Fiori Dardha” në Top News, ku ka folur për disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”.
Teksa po komentonte çiftin Mateo-Brikena, gazetari dha disa detaje në lidhje me karrierën e kësaj të fundit. Sipas tij, ish-banoren do t’a shohim shumë shpejt krah Ed Manushit në “Top Arena”.
Ai u shpreh se është përfolur se Brikena Selmani do të ishte pjesë e jurisë së “She’s on Top”, por në fakt kjo është një lëvizje e fundit dhe ajo do të jetë pjesë e një emisioni sportiv.
Pjesë nga intervista:
Si shkon lidhja e çiftit?
Shkon mirë në atë që ne shikojmë, në atë që dëgjojmë dhe në atë që ata vetë japin për audiencën që është e madhe, e cila është e etur për të mësuar jo vetëm për lidhjen e tyre por edhe për karrierën e tyre. Brikena sigurisht që do të rishfaqet sërish në Top Channel edhe pse është folur shumë që do të ishte pjesë e “She’s on Top” si anëtare jurie, por mesa duket ka një ndryshim. Do t’a shikojmë në “Top Arena” pasi Kampionati Botëror do të nisë në qershor. Brikena do të marrë frenat e një emisioni sportiv.

Pra, Brikena dot ë jetë krah Ed Manushit?
Po, këto janë detajet e fundit. Brikena Selmani do të jetë në krah të Ed Manushit në “Top Arena” dhe për herë të parë përballë një emisioni sportiv, pasi ka qenë më shumë e fokusuar në pjesën e modelingut. Do të jetë një eksperiencë e re për të dhe për ata që me zor presin t’a shohin.




