Me një pasuri personale që kap vlerën e 500 miliardë dollarëve, shumica e njerëzve ndoshta do të mendonin të dilnin në pension dhe të jetonin të qetë. Por Elon Musk ka plane të tjera.

Në një intervistë për podcast-in ‘Tesla Beat’, CEO i Teslës zbuloi se arsyeja pse vazhdon të punojë pa pushim nuk ka të bëjë me paratë, por me një motivim më të thellë filozofik.

Ai tregoi se burimi i pasionit të tij vjen nga një “krizë ekzistenciale” që përjetoi në adoleshencë, kur nuk mund të gjeti përgjigje të kënaqshme për pyetjet e mëdha të jetës as në tekstet fetare, as në veprat filozofike.

Pika e kthesës erdhi kur lexoi një roman humoristik fantastiko-shkencor, që sipas tij, i ndryshoi gjithçka. Musm arriti në përfundimin se “universi është përgjigjia” dhe se detyra e njerëzimit është të gjejë pyetjet e duhura që duhen bërë.

Nga ky realizim lindi vizioni i tij për kolonizimin e hapësirës dhe zgjerimin e jetës njerëzore përtej Tokës. Në këtë mënyrë, pavarësisht pasurisë, dalja në pension nuk do të jetë një mundësi për Muskun për një kohë të gjatë. Për të, puna dhe inovacioni janë një detyrë ekzistenciale deri sa njerëzimi të vendosë kolonitë e para në planetë të tjerë.