Një nxënëse 11-vjeçare është duke shijuar jetën e saj në maksimum, pasi që në këtë moshë është një milionere. Pixie Curtis i ka nisur menjëherë pushimet verore ku ka udhëtuar me stil nëpër botë.
11-vjeçarja, e cila thuhet se ka një vlerë neto prej 7 milionë paundë, ka vizituar brenda një jave Parisin, Stambollin dhe Greqinë.
E mitura është shoqëruar nga prindërit e saj Roxy Jacenko dhe Oliver Curtis – një biznesmene australiane dhe ish-bankieri investimesh. Vëllai i saj i vogël, Hunter, ka shijuar gjithashtu përfitimet e fluturimit me avionë privat dhe qëndrimin në një hotel luksoz.
Familja e pasur ka vizituar Kullën Eifel, Xhaminë Blu dhe ishullin Paxos. Në Greqi ata janë fotografuar duke udhëtuar me jaht, duke shijuar rrezet e diellit dhe duke bërë plazh.
Ndërkohë 11-vjeçarja ka një pasuri të madhe nga bizneset që mamaja e saj e ndihmoi t’i hapte. E reja nga Sideni fitoi një pasuri nga marka e saj e aksesorëve të flokëve “Pixie’s Bows”.
Më pas, në vitet e fundit, ajo nisi një të quajtur ‘Pixie’s Fidgets’ që grumbulloi 110,000 paund vetëm në një muaj.
Pixie gjithashtu ka faqen e saj të suksesshme në “Instagram”, e cila ndiqet nga më shumë se 136,000 njerëz.