Rogerti, Edisa dhe Juela e kanë vënë në shënjestër Mirin për lojën me Selin dhe çështjen e krevatit. Ata i janë rikthyer kësaj teme, duke e pyetur më shumë këngëtarin, rreth situatave me të.
Në një moment ata e ngacmojnë edhe nëse ka pasur prekje fizike mes tyre. Anëtari i “West Side Family” i hodhi poshtë të gjitha këto aludimeve duke deklaruar se:
Asnjë lloj prekje, asnjë lloj situate, as me këmbë e as me duar.
Në shtëpinë e Big Brother VIP, këtë javë në nominim janë tre banorë: Juela, Edisa dhe Shëndriti. Sonte njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia më e ndjekur në vend.



