Instruktori i palestrës, Remil Peqini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë mbi dashurinë dhe marrëdhëniet romantike sot…
Kur iu drejtua pyetja “të ka ndodhur të kesh eksperienca me gra të martuara?”, Remil Peqini u përgjigj:
“Me gra të martuara, jo, nuk kam pasur ndonjëherë. As nuk e mendoj”.
Ndërsa pyetjes “por flirtime mund të ketë pasur, çfarë mendon ti në ato momente?”, ai iu përgjigj:
“Flirtime ka pafund. Unë mendoj që raporti i asaj me partnerin që ka, nuk është i mjaftueshëm dhe ajo mundohet që disa anë që nuk ia plotëson partneri, t’i plotësojë me dikë tjetër. Pavarësisht se çfarë moshe ka ai. Vitet e fundit ka goxha, fatkeqësisht”.



