Aktori i famshëm, Nicolas Cage, ka konfirmuar për herë të parë një romancë të shkurtër me Sarah Jessica Parker. 61-vjeçari ka zbuluar se lidhja e tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit “Honeymoon in Vegas”, në vitin 1992.

Fillimisht lajmi doli nga vetë aktorja e famshme gjatë në interviste në emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, të dielën, më 13 korrik. Ajo u përgjigj me një “Po” të qartë dhe të përsëritur kur u pyet nëse kishte pasur një lidhje me Cage.

Ndërkohë të hënën, më 14 korrik, 61-vjeçari e konfirmoi historinë për “E! News”, duke zbuluar edhe detaje nga përvoja e tij me aktoren:

“Më interesonte Sarah”, tha ai.

Aktori tregoi me humor se nuk e kaloi ‘testin e nënës’ dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja që romanca e tyre nuk vazhdoi.

Megjithatë, Cage sqaroi për median se ai nuk e “kaloi testin e mamit” – dhe pretendoi se kjo është arsyeja pse Parker e la të lirë.

“Mbaj mend që darkova me të dhe nënën e saj, Barbara Parker, në Russia Tea Room. Nuk e di nëse ishte xhaketa ime blu prej lëkure (të cilën e kam ende) apo ndonjë detaj tjetër, po nuk mora asnjë lajm më për të”, ka treguar Nicolas Cage.