“Përveç Laertit e prisja”. Kështu u shpreh ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Kelly, teksa ishte i ftuar në “Wake Up” dhe komentoi 4 finalistët e këtij edicioni të reality show-t.

I pyetur ‘nëse e priste këtë katërshe finalistësh?’, këngëtari i njohur u përgjigj se mendonte se do ishte Gerta, për shkak të rrugëtimit të saj dhe dinamikave.

“Përveç Laertit e prisja. Mendoja se do të ishte Gerta, për shkak të rrugëtimit dhe dinamikave. Por publiku vendos. Mendonim se ishin pesë finalistë. Ishte më i saktë parashikimi që do ishte dhe Gerta. Ka qenë një nga lojtaret më të forta që kishte ky edicion”, u shpreh Kelly.

Ndërsa i pyetur se ‘kush mendon se e fiton këtë edicion të Big Brother VIP 4?’, ish-banori tha:

“Dy të fundit shoh Gjestin dhe Rozanën. Mendoj se pak më tepër i favorizuar është Gjesti. Ka për të qenë një garë e fortë”.